SHBA-ja mbështet ‘Open Balkan’

29 tetor 2021 | 14:08

Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për Ballkanin Perëndimor duke thënë se SHBA-ja e mbështet këtë nismë, ndërsa thotë se BE-ja duhet të hapë negociatat para fundvitit 2021 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me anë të një postimi në “Twitter” ka theksuar se Ballkani i Hapur duket të jetë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duke i dhënë mesazh tre shteteve të tjera që t’i bashkohen nismës.

“Angazhimi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë, përfshirë mbështetjen që BE-ja të hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para fundit të vitit 2021. Gjithashtu mbështesin Open Balkans (e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor) dhe nisma të tjera që nxisin integrimin rajonal”, ka shkruar Kim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani e ka bërë edhe një…