ShBA-ja me akuza ndaj hakerëve kinezë
20 dhjetor 2018
| 18:37
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka njoftuar për akuza penale kundër dy hakerëve që është thënë se janë të lidhur me shërbimin kryesor të inteligjencës së Kinës.
Zhu Hua dhe Zhang Shilong kanë synuar që të vjedhin sekretet konfidenciale, komerciale dhe teknike.
Sipas raportimeve të fundit të dy personat janë aktualisht në Kinë.
Britania e Madhe, Australia, Kanadaja, Japonia, Holanda, Zelanda e Re dhe Suedia janë njoftuar gjithashtu se mund të jenë objektivi i radhës për këto sulme.