ShBA-ja, më shumë se 166 mijë raste të reja me Covid-19

17 nëntor 2020 | 08:34

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 166 mijë e 45 raste të reja me Covid-19 dhe 995 viktima nga Covid-19 të hënën, sipas Universitetit “Johns Hopkins”.

Amerika tani ka regjistruar të paktën 11 milionë e 202 mijë e 980 raste, përfshirë 247 202 viktima, raporton CNN.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të ShBA-së si dhe raste të riatdhesuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jamarbër Hoxha nuk është tashmë një emër i panjohur për…