ShBA-ja miraton fond shtesë për Shqipërinë
18 prill 2020
| 08:58
Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë COVID-19. Lajmin e ka dhënë Ambasada e ShBA-së në Tiranë, e cila ka njoftuar se këto fonde do ta ndihmojnë për pajisje me laboratorë, rritje të mundësive të zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitje të stafit laboratorik për të reaguar, përmirësim të komunikimit të rreziqeve e për shumë të tjera. Sipas asaj që shkruan Ambasada e ShBA-së në Tiranë, gjatë 20 vjetëve të fundit Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale.