ShBA-ja mirëpret dënimin e Ratko Mlladiqit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Sarajevë ka mirëpritur vendimin e Dhomës së Apelit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për t’ia konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm kriminelit serb, Ratko Mlladiq.
Ambasada e ShBA-së në Sarajevë ka theksuar se vendimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt llogaridhënies së atyre individëve përgjegjës për vuajtjet e jashtëzakonshme të popullit të Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa sjell një masë të drejtësisë të shumëpritur për viktimat dhe familjet e tyre.
“Ambasada e SH.B.A-së në BiH mirëpret vendimin e sotëm nga Dhoma e Apelit e Mekanizmit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për Gjykatat Penale që pohon dënimin e Ratko Mlladiqit. Vendimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt llogaridhënies së atyre individëve përgjegjës për vuajtjet e jashtëzakonshme të popullit të Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa sjell një masë të drejtësisë të shumëpritur për viktimat dhe familjet e tyre. Ne i nxisim të gjitha palët që ta respektojnë vendimin e gjykatës dhe të përkushtohen në pajtimin e vazhdueshëm dhe bashkëjetesën paqësore thelbësore për të ardhmen e një Bosnje e Hercegovine të qëndrueshme dhe të sigurt që mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në reagimin e ambasadës së ShBA-së në rrjetin social “Twitter”.
The U.S. Embassy to BiH welcomes today’s decision from the Appeals Chamber of the United Nations International Residual Mechanism for Criminal Tribunals affirming the conviction of Ratko Mladic. pic.twitter.com/VxpzvsPa6j
— US Embassy Sarajevo (@USEmbassySJJ) June 8, 2021