ShBA-ja mund të ketë edhe 100 mijë vdekje nga koronavirusi
Shtetet e Bashkuara parashikohet të kenë edhe 100,000 vdekje të tjera nga koronavirusi deri më 1 dhjetor.
Ky vend është nën kthetrat e valës së katërt të infeksioneve, të shkaktuara nga varianti Delta.
Parashikimi u bë nga modelet e shikuara në Universitetin e Uashingtonit.
Aktualisht, numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA është mesatarisht 1,100 në ditë – një nivel që nuk është parë qysh në mes të marsit.
Në spitalet amerikane, ndërkaq, janë të shtrirë mbi 100,000 pacientë me koronavirus.
Infeksionet e konfirmuara ditore sillen në afro 150,000.
Në SHBA, 52 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar dhe 61 për qind kanë marrë së paku një dozë.
SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga kororonavirusi.
Mbi 38 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 633,000 kanë humbur jetën./rel/