ShBA-ja ndan për Kosovën 1.1 milion euro për luftimin e COVID-19
27 mars 2020
| 22:25
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e informoi Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj të fundit nga Departamentit i Shtetit, deklaruar nga Sekretari Mike Pompeo se ShBA-të kanë ndarë 1.1 milion euro për luftimin e virusit COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi.
Dje Bashkimi Evropian ia ka ndarë Kosovës 68 milionë euro për pandeminë Covid-19.
“Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, ngase pardje nga Bashkimi Evropian siguruam 68 milionë euro dhe se përkushtimi i Qeverisë është në nivelin e duhur për t’u përballur me këtë pandemi”, thuhet në komunikatë.