ShBA-ja ndihmon forenzikën e Kosovës

18 mars 2019 | 18:01

Ndihmëssekretarja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kirsten Madison, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë, i dorëzoi Agjencisë së Kosovës për Forenzikë donacion të softuerit për identifikim të shenjave të gishtërinjve, i njohur si AFIS.

Softueri AFIS është sistem i të dhënave penale, që përpunon, modifikon dhe gjen gjurmët e gishtërinjve dhe pëllëmbëve të dorës, me qëllim që të identifikohen kryerësit e krimeve.

“AFIS-i do të përdoret për të përpunuar informatat nga skenat e krimit, për të ndihmuar qendrat e ndalimit dhe kalimet kufitare dhe për të koordinuar shkëmbimin e informacionit me organet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, si Interpol-i”, ka thënë Madisoni, pas takimit në Prishtinë me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa.

Madisoni ka theksuar se ShBA-ja do t’i ndihmojë institucionet e Kosovës, me qëllim që qytetarët të rikthejnë besimin në to.

“Kosova ka arritur përparim të rëndësishëm në forcimin e institucioneve të veta të sundimit të ligjit, legjislacionit dhe të efikasitetit gjyqësor. Por, besimi i publikut mbetet i ulët. Dështimi në adresimin e korrupsionit do t’i minojë përfundimisht edhe ligjet e shkruara më së miri dhe institucionet më të reformuara, ngase qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë. Ne duam t’ju ndihmojmë të bëni përparim dhe ne kemi nevojë për partnerë dhe udhëheqje serioze në qeveri, gjyqësor, kuvend, polici dhe në mesin e popullatës, për të qenë të suksesshëm”, ka thënë Madisoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Mozambikut, Filipe Nyusi, ka bërë me dije se…