SHBA-ja ndihmon Indinë me 3 milionë dollarë në luftën ndaj Covid-19

06 prill 2020 | 14:58

Qeveria amerikane do të dhurojë një grant prej 2.9 milionë dollarë për Indinë për të ndihmuar vendin në luftën kundër Covid-19.

Kenneth Juster, Ambasadori amerikan në Indi, tha që USAID, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, si dhe agjencitë e tjera do të punojnë ngushtë me Indinë për të luftuar pandeminë, shkruan BBC.

“Covid-19 është një kërcënim global për shëndetin publik që mund të adresohet më së miri nga bashkëpunimi i ngushtë midis qeverive dhe organizatave ndërkombëtare,” tha Juster në një njoftim për shtyp.

Fondet do të përdoren për të mbështetur punën e USAID-it, si dhe të OBSH-së në Indi, të cilat përfshijnë forcimin e shërbimeve të tij shëndetësore.

Deri më tani në SHBA janë shënuar 9,648 viktima dhe 337,646 të infektuar nga Covid-19, ndërsa në Indi 118 viktima dhe 4,314 të infektuar.

/Ora News.tv/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka tri javë që ka filluar të mbahet mësimi në…