ShBA-ja ndihmon ushtrinë shqiptare me pajisje emergjencash në vlerë 330 mijë dollarë
23 dhjetor 2019
| 16:26
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) u ka dhuruar Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330 mijë dollarë pajisje për raste emergjencash, në mbështetje të situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.
“Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Tiranë.