ShBA-ja në kuadër të NATO-s dërgon ushtarë të rinj në Kosovë
Misioni ushtarak i NATO-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka bërë me dije se do të dërgojë trupa në Kosovë.
“Ushtarët tanë amerikanë janë të gatshëm për mision. Trupat kanë përfunduar trajnimet në Iowa, dhe tani do të lëvizin për të marrë pjesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. NATO vazhdon të mbajë një ambient të sigurt për Kosovën”, ka njoftuar misioni i ShBA-së në NATO nëpërmjet faqes zyrtare në “Twitter”.
Our 🇺🇸 @USArmy soldiers are mission-ready! Troops have finished preparations in Iowa, USA and are moving out to participate in a @NATO peacekeeping deployment to #Kosovo. @NATO_KFOR continues to maintain a safe & secure environment for 🇽🇰 Kosovo. #WeAreNATO pic.twitter.com/AXb1czGXQF
— U.S. Mission to NATO (@USNATO) October 16, 2020