ShBA-ja nuk i afrohet Kinës me viktima nga virusi “Korona”

18 prill 2020 | 11:16

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sërish e ka akuzuar Kinën për fshehje të  numrit real të viktimave nga COVID-19. Në një shkrim publikuar në “Twitter”, Trump thotë se numri i të vdekurve në Kinë është më i lartë se në ShBA.

“Kina sapo ka njoftuar dyfishim për numrin e të vdekurve nga armiku i padukshëm. Është shumë më e lartë se kaq dhe shumë më e lartë se shifra në ShBA. Madje as nuk i afrohet!”, ka shkruar ai.

Këtë reagim Trumpi e shkroi pasi Kina dje rishikoi numrin e vdekjeve në Wuhan, me ç’rast shfaqi rastet e para, duke shtuar 50 për qind më shumë viktima në numrin e raportuar fillestar nga zyrtarët. Në qytet u shtuan 1 290 vdekje në numrin zyrtar, duke e ngrehur shifrën e përgjithshme në Wuhan në 3 869 dhe në gjithë Kinën në 4 632. Ndërkaq, në SHBA deri më tani janë konfirmuar 37 mijë viktima nga COVID-19.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria britanike kërkon rimbursim pasi pagoi 16 milionë paund për…