SHBA-ja nuk i sheh më si ilegale kolonitë izraelite në Bregun Perëndimor
18 nëntor 2019
| 21:15
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërruar qëndrim për kolonitë izraelite në Bregun e okupuar Perëndimor, duke mos i parë më si shpërputhje e të drejtës ndërkombëtare.
Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se për statusin e Bregut Perëndimor duhet të negociojnë izraelitët dhe palestinezët, raporton BBC. Kolonitë janë komunitete të formuara nga Izraeli në tokën e okupuar në luftën në Lindjen e Mesme më 1967. Ato kanë qenë burim i mosmarrëveshjeve mes Izraelit dhe komunitetit ndërkombëtar.
Vendimi është rikthim nga qëndrimi i administratës Obama.
Menjëherë pas vendimit, ministri izraelit për Siguri dhe Çështje Strategjike, Gilad Erdan përmes Twitterit ka thënë se “mirëpres vendimin e guximshëm të administratës amerikane”.