
ShBA-ja nuk lëviz nga kampi ‘Bondsteel’
01 mars 2019
| 15:17
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë nëpërmjet një komunikate për medie ka theksuar se Amerika mbanë përkrahjen për KFOR-in dhe praninë e trupave amerikane në kampin “Bondsteel’
“Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të ShBA-së në kampin ‘Bondsteel’ që ruan një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të ShBA-së i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, është thënë në komunikatën e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.
/Epoka e re/