ShBA-ja nxjerr projektligj për protestat në Hong Kong
21 nëntor 2019
| 08:36
Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përpiluar dy projektligje për t’i mbështetur protestuesit në Hong Kong. Me këto dy projektligje synohet që të paralajmërohet qeveria kineze që t’i respektojë të drejtat e njeriut, shkruan “Reuters”.
Legjislacionet në fjalë kaluan nga ligjvënësit të mërkurën dhe pritet që së shpejti të nënshkruhen edhe nga presidenti amerikan Donald Trump.
Kjo masë, e cila e ka zemëruar Pekinin, do ta obligojë Departamentin e Shtetit Amerikan që të paktën një herë në vit ta vlerësojë gjendjen në Hong Kong rreth asaj se a është duke u respektuar autonomia që e gëzon ky qytet.