ShBA-ja ofron shpërblim për informacione rreth djalit të Osama Bin Laden
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë ofruar një shpërblim deri në një milion dollarë, për personat që ofrojnë informacione për njërin nga djemtë e ish liderit të al-Kaidas, Osama Bin Laden.
Hamza Bin Laden është thënë se po udhëheq grupin militant islamik, raportojnë zyrtarët amerikanë.
Sipas autoriteteve, ai është i vendosur afër kufirit që ndanë Afganistanin dhe Pakistanin.
Vitet e fundit, Hamza Bin Laden ka lansuar audio incizime dhe mesazhe me video, duke bërë thirrje për sulm ndaj ShBA-së dhe aleatëve perëndimorë për hakmarrje ndaj vrasjes së babait të tij.
Më 2011, forcat speciale amerikane kanë vrarë Osama Bin Laden në rajonin Abbottabad në Pakistan. Ai kishte marrë përgjegjësinë për sulmin e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, ku mbetën të vrarë rreth 3 000 persona.
Hamza Bin Laden, rreth 30 vjeç, është cilësuar nga Shtetet e Bashkuara si terrorist global dy vjet më parë. Departamenti Amerikan i Shtetit kishte thënë se ai është martuar me vajzën e Mohammed Atta, i cili ka organizuar sulmin e vitit 2001 duke rrëmbyer njërin nga aeroplanët komercialë për të goditur ndërtesën në Nju Jork. /Rel/