ShBA-ja paralajmëron vendet që blejnë naftë nga Irani
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka shprehur bindjen se bisedimet tregtare me Kinën nuk do të ndikohen pas sanksioneve të fundit ndaj importeve të naftës nga Irani.
Pompeo i ka paralajmëruar vendet dhe kompanitë se do të ishte një gabim i kushtueshëm nëse shkelin sanksionet e ShBA-së duke importuar naftë iraniane pas të mërkurës, kur hyjnë në fuqi sanksionet.
Kina, Turqia dhe India janë në mesin e importuesve më të mëdhënj të naftës nga Irani.
“Ne kemi pasur bisedime të shumta me Kinën për këtë çështje”, ka thënë Pompeo.
Komentet e tij bëhen pasi sekretari i Thesarit i SHBA-së, Steven Mnuchin, i cili kryeson delegacionin amerikan në Pekin, dhe tha se shpreson që dy fuqitë ekonomike mund të finalizojnë një marrëveshje tregtare gjatë dy raundeve tjera të bisedimeve.
Pompeo ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë punuar për të gjetur furnizime alternative të naftës për të siguruar që tregu global i naftës është i furnizuar mirë pasi blerjet e naftës nga Irani janë ndërprerë. /Rel/