ShBA-ja për marrëveshjen e Kosovës me MMC-në: Hap i rëndësishëm për rritjen ekonomike
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës dhe MCC-në për vendimin që të përshpejtohet procesi i Programit të Kompaktit në takimin e sotëm.
Në reagimin e ambasadës së ShBA-së në faqen zyrtare në “Twitter” është thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes ekonomike.
“Urime të gjithë të përfshirëve për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm drejt rritjes ekonomike më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për Kosovën. Mezi presim gjithçka që do të bëjmë përmes partneritetit tonë kompakt të MCC-së për të transformuar sektorin energjetik të Kosovës në vitet e ardhshme”, është thënë në reagimin e Ambasadës së ShBA-së.
Congratulations to all involved for taking this important step towards more sustainable, inclusive economic growth for #Kosovo. We are looking forward to all we will do through our @MCCgov compact partnership to transform Kosovo’s energy sector in the coming years. https://t.co/ySL49gF1RN
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 5, 2022