ShBA-ja për takimin e 2 shtatorit: Përparimi ekonomik e çon përpara procesin paqësor

14 gusht 2020 | 13:43

Këshilltari për siguri kombëtare, Robert O’Brien do të jetë nikoqir i liderëve të Kosovës dhe Serbisë, së bashku me të dërguarin e presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se SHBA-ja “mezi pret këto diskutime të rëndësishme ndërmjet kryeministrit (Avdullah) Hoti dhe presidentit (Aleksandar) Vuçiq”.

“SHBA-ja beson se përparimi në çështjet ekonomike është kyç në avancimin e procesit të paqes”, tha ky zyrtar për REL.

Të premten, Grenell përmes një postimi në Twitter bëri të ditur se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për “negociata” më 2 shtator.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për negociata më 2 shtator”, ka shkruar Grenell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, është fotografuar me të dashurën e…