ShBA-ja përgëzon PZAP-in dhe KQZ-në për certifikimin e kandidatëve për kryetarë të komunave në veri

26 prill 2019 | 17:20

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka përgëzuar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për vendimin për të certifikuar të gjithë kandidatët e kualifikuar për zgjedhjet e 19 majit për kryetar të komunave në veri.

Po ashtu,  kjo ambasadë ka lavdëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për veprimin e shpejtë në konfirmimin e vendimit të PZAP-it dhe procedimin me aktivitete që lidhen me zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

“Një KQZ jopartiake dhe e kompletuar me anëtarë është qenësore për rregullimin dhe monitorimin efektiv të zgjedhjeve të cilat janë element themeltar i demokracisë së Kosovës. Pas zgjedhjeve për kryetarë komunash, kandidatët fitues duhet të përmbushin mandatet e tyre duke punuar brenda institucioneve të Kosovës në emër të zgjedhësve të tyre”, është thënë në deklaratën e Ambasadës së ShBA-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artikull i sponsorizuar Lëngu i brendit botëror Jaffa Champion këtë…