ShBA-ja përsërit thirrjen që të mbahen përgjegjës autorët e krimit në Banjskë

24 shtator 2024 | 13:43

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka kujtuar rreshterin Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij.

Ai ka ripërsëritur thirrjen e ShBA-së që të mbahen përgjegjës autorët e krimit në Banjskë, përcjell Klankosova.tv.

“Sot u bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatikë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, ka shkruar Hovenier në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse “VLEN” planifikon të largohet nga koalicioni qeveritar, atëherë paçin…