
ShBA-ja pezullon aplikimet për emigrantët nga Ukraina
19 shkurt 2025
| 13:57
ShBA-ja ka pezulluar aplikimet e imigracionit të paraqitura nga emigrantët nga Ukraina dhe Amerika Latine sipas disa skemave të epokës Biden, raporton “BBC”.
Vendimi është marrë për shkak të shqetësimeve mbi mashtrimin dhe sigurinë, ku mediumi britanik ka cituar dy zyrtarë të ShBA-së dhe një memo të brendshme.
Përafërsisht 240 mijë ukrainas janë mirëpritur në ShBA si pjesë e politikës së Bidenit “Bashkimi për Ukrainën”. Shumë prej tyre kanë paraqitur aplikime që do t’i lejonin ata të qëndronin ligjërisht, apo edhe të vendoseshin në SHBA, sipas “CBS News”.
Ngrirja e përpunimit do të mbetet në fuqi ndërkohë që zyrtarët shqyrtojnë procedurat e verifikimit.