ShBA-ja pezullon tarifat pasi Kolumbia pranoi fluturimet e dëbimit

27 janar 2025 | 08:05

ShBA-ja nuk do t’i vazhdojë me tarifat ndaj Kolumbisë, pasi Bogota ra dakord të pranojë – pa kufizime – emigrantët e dëbuar, ka deklaruar Shtëpia e Bardhë.

Donald Trump kishte urdhëruar tarifa 25% për të gjitha mallrat kolumbiane pasi presidenti i tij ndaloi dy fluturime ushtarake amerikane të dëbimit të zbarkojnë në vend të dielën, njofton BBC, transmeton Sinjali.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro ishte përgjigjur fillimisht duke thënë se vendi i tij do të pranonte qytetarët e riatdhesuar në “avionët civilë, pa i trajtuar ata si kriminelë”.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë thotë se Kolumbia tani ka rënë dakord të pranojë emigrantët që mbërrijnë me avionët ushtarakë amerikanë “pa kufizim ose vonesë”.

Kolumbia tha se një dialog do të mbahet për të “garantuar dinjitetin e qytetarëve tanë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të fillojë gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt.…