SHBA-ja planifikon dërgimin e astronautëve në Hënë brenda pesë vjetësh
27 mars 2019
| 08:39
Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, ka bërë me dije se vendi i tij synon të dërgojë astronautët në Hënë deri në vitin 2024.
Pence e bëri këtë premtim në një fjalim në Alabama, duke thënë se ndër astronautët do të ishte edhe një grua.
“Plani i kësaj administrate të SHBA-së është që të rikthejë austronautët në hënë brenda pesë viteve të ardhshme”, ka thënë ai, raporton REL.