
ShBA-ja po përgatitet për dozën e tretë të vaksinës
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të miratojë dozën e tretë të Covid për personat me imunitet të dobët. Vendimi u mor në korrik pas një takimi të një grupi ekspertësh , të cilët thanë se ishte e nevojshme një dozë përforcuese për të rriturit me imunitet të dobët.
Kur sistemi imunitar është i dobët, aftësia e trupit tonë për të luftuar pataogjenët është e kufizuar ose mungon plotësisht. Sipas mjekëve, edhe të vaksinuarit mund të preken nga Covid.
Rreth 2.7% e të rriturve në Shtetet e Bashkuara kanë imunitet të dobët dhe këtu përfshihen personat që vuajnë nga kanceri, kanë kryer transplant të organeve ose janë të infektuar me HIV.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për një moratorium në dozat përforcuese të paktën deri në shtator për ti dhënë mundësinë vendeve të varfra të kenë qasje në vaksina.