ShBA-ja pritet të aprovojë vaksinën Johnson & Johnson në fund të shkurtit

08 shkurt 2021 | 14:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të aprovojnë në fund të këtij muaji vaksinën e zhvilluar nga Johnson&Johnson. Kompania ka bërë një kërkesë pranë Autoritetit të Barnave dhe Ushqimeve (FDA) në SHBA  për përdorim emergjent të vaksinës së saj të koronavirusit.

Sipas CNN, Komiteti Këshillimor i Produkteve Biologjike në FDA ka caktuar që të mblidhet në 26 shkurt për të shqyrtuar kërkesën nga Johnson&Johnson.

Ndërkohë kompania Johnson & Johnson, më herët ka bërë me dije se ka aplikuar që të enjten pranë FDA për përdorim emergjentë në SHBA, pasi kishte përfunduar të gjitha provat laboratorike.

Nga ana tjetër FDA në një deklaratë ka bërë me dije se “do të vlerësojnë tërësisht të dhënat dhe informacionin e paraqitur dhe do të përgatitet për një diskutim publik me anëtarët e komitetit këshillues”, përpara se të marrë vendimin për t’i dhënë dritën jeshile apo jo vaksinës së Johnson&Johnson.

Tashmë FDA e ka futur në axhendë diskutimin për vaksinën Johnson&Johnson, por ende nuk dihet nëse do ta aprovojë apo jo. Kjo vaksinë në provat laboratorike ka treguar se ka një mbrojte jo shumë të lartë, por deri tani mësohet se do ketë vetëm një dozë dhe jo dy si vaksinat e tjera./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretari i përgjithshëm Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC), Ekmeleddin Ihsanoglu,…