ShBA-ja pro “Ballkanit të hapur”, ambasadori Hill: Kjo iniciativë ka shkuar më tutje se disa të tjera
Christopher Hill, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, është deklaruar “pro” idesë së “Ballkanit të hapur”.
Ambasadori Hill, ka thënë se ShBA-ja i mbështetin të gjitha përpjekjet që synojnë integrimin rajonal, raporton “Tanjug”.
“ShBA-ja mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë integrimin rajonal dhe një iniciativë që është zhvilluar brenda rajonit dhe që ka shkuar më tej se sa disa iniciativa të tjera. ‘Ballkani i hapur’ është i fokusuar në aktivitete ekonomike, por edhe të afrojë rajonin më shumë”, ka thënë Hill.
Më tutje, ambasadori amerikan në Serbi, ka thënë se kufijtë duhet t’i bashkojnë vendet e jo t’i ndajnë ato, siç është duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor.
“Nëse mendoni rreth asaj se sa kufij janë në Ballkan, dhe pastaj kur të shkoni tek kufijtë te Bashkimit Evropian, ju mund të shkoni deri në Suedi pa pasur asnjë pengesë. Por, në Ballkan ka disa pengesa. Kufijtë duhet t’i bashkojnë vendet e jo t’i ndajnë ato”, ka deklaruar ai.
Hill ka deklaruar se ai nuk do të kishte aspak interes nëse “Ballkani i hapur” do të konsiderohej si alternativë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Me lejoni të them se unë nuk do të kisha aspak interesim në ‘Ballkanin e hapur’ nëse në çfarëdo lloj mënyre do të konsiderohej një alternativë për anëtarësim në BE”, ka thënë r Hill.