ShBA-ja, protestuesve në Shqipëri: Refuzoni thirrjet për dhunë
21 shkurt 2019
| 11:51
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” u kanë bërë apel pjesëmarrësve në protestë që të shmangin dhunën.
“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur”, është thënë në reagimin e ambasadës së ShBA-së. /Top Channel/