
SHBA-ja raportohet se ka ndërruar emisarin për Ballkan
14 mars 2025
| 18:56
Mediumi i njohur “Al Jazeera” ka raportuar se Alexander Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës-sekretar për Ballkanin Perëndimor.
Sipas “Al Jazeeras”, Collen Hyland do të zëvendësojë Kasanofin. Hyland deri më tani ka udhëhequr Drejtorinë për çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore.
Sipas raportimit, nuk dihet nëse ky ndryshim është i përkohshëm apo afatgjatë.
Hylandi është diplomate me eksperiencë që ka punuar në disa misione diplomatike të SHBA-së, përfshirë edhe atë në Kosovë, ku ishte zëvendësambasadore në periudhën 2016-2019.
Ajo flet edhe gjuhën shqipe.
Deri tash në këtë post ka qenë Kasanofi që nga korriku i vitit 2024. Ai pati zëvendësuar Gabriel Escobarin.