ShBA-ja raportoi sot herët 7 400 viktima nga COVID-i
04 prill 2020
| 08:38
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka shkuar mbi 7 400 persona. Qyteti i Nju-Jorkut është më i prekuri me 1 867 viktima, ndërsa shifra e të infektuarve në mbarë vendin ka shkuar 278 mijë.
Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë në botë për numrin e të prekurve nga virusi i ri, por shkalla e vdekshmërisë atje është relativisht e ulët.
Italia mbetet vendi me më së shumti viktima në botë me 14 681 të vdekur, ndërsa pas saj vjen Spanja me 11198 viktima.