ShBA-ja raporton mbi 175 mijë raste të reja me Covid-19
07 dhjetor 2020
| 08:45
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të prijnë me numrin e të infektuarve dhe viktimave sa i përket pandemisë COVID-19 në botë – ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë raportuar 175 mijë e 663 raste të reja me COVID-19.
Sipas Universiteti Johns Hopkins gjatë 24 orëve të fundit 1 mijë e 113 amerikanë kanë humbur jetën nga ky virus, shkruan CNN, .
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Amerikë ka arritur në 14 milionë e 757 mijë të infektuar, teksa kanë vdekur 282 mijë e 299 persona.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
SHBA raporton mbi 175 mijë raste të reja me COVID-19.