ShBA-ja raporton rreth 2 mijë e 500 raste me variantet e reja të Covidit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë raportuar të paktën 2 mijë e 463 raste të varianteve të koronavirusit që janë parë për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil.
Lajmin e ka bërë me dije Qendra e ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raporton “CNN”.
CDC-ja ka paralajmëruar se këto shifra nuk përfaqësojnë numrin e përgjithshëm të rasteve të tilla që qarkullojnë në të gjithë vendin, vetëm ato që janë zbuluar duke analizuar mostrat pozitive.
Varianti i Mbretërisë së Bashkuar:
Shumica dërrmuese e këtyre rasteve, 2 mijë e 400, janë varianti më ngjitës i njohur si B.1.1.7, i cili është zbuluar fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky variant është gjetur në 44 shtete, Porto Riko dhe Uashington, DC. Rreth një e katërta janë në Florida.
Varianti i Afrikës së Jugut:
Ka 53 raste të variantit B.1.351, parë për herë të parë në Afrikën e Jugut, raportuar në 15 shtete dhe Uashington, DC.
Varianti i Brazilit:
Së fundmi, 10 raste të variantit P.1 të lidhur së pari me brazilin janë zbuluar në pesë shtete të ShBA.