ShBA-ja raporton viktima të tjera nga Covid 19

18 mars 2020 | 08:33

Ka shkuar në 108 numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara. Virusi i ri tashmë i ka përfshirë të gjitha 50 shtetet pasi Virgjinia Perëndimore e raportoi rastin e parë të martën.

Qyteti i Nju Jorkut është duke e shqyrtuar mundësinë e vendosjes së karantinës së ngjashme me atë në San Francisko. Numri i të infektuarve në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 6 300 persona, shkruan “BBC”, transmeton Express.

Në kohën kur administrata e presidentit Trump i ka kërkuar 1 trilion dollarë ndihmë ekonomike, sekretari amerikan i thesarit, Steven Mnuchin, raportohet se i ka paralajmëruar senatorët republikanë në mënyrë private se nëse Kongresi dështon të marrë masa, shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara mund të shkojë në 20 për qind.

Ndërkohë zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka thënë se Shtëpia e Bardhë mund ta angazhojë ushtrinë për të ndërtuar spitale fushore në vendet ku ka më së shumti raste të koronavirusit, nëse një gjë e tillë kërkohet nga guvernatorët e shteteve.

Ai, gjithashtu, premtoi hapjen e 14 laboratorëve të certifikuar të ushtrisë, ku do të testohet për koronavirus personeli civil. Të martën Florida iu bashkua 11 shteteve të tjera për mbylljen e kafeneneve dhe restoranteve si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së virusit të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët në Australi kanë bërë me dije se njerëzit po…