ShBA-ja reagon pas tensioneve Kinë – Tajvan
27 dhjetor 2022
| 11:01
Stërvitjet ushtarake të Kinës, të kryera pranë Tajvanit kanë nxitur reagimin e Shtëpisë së Bardhë.
Për ShBA këto aksione janë provokative dhe destabilizuese.
“Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Tajvanin për të ruajtur aftësinë vetëmbrojtëse”, shkruan në një deklaratë Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.
Ç’po ndodh në Tajvan?
Më shumë se shtatëdhjetë automjete luftarake kineze kanë hyrë në hapësirën ajrore të mbrojtjes së Tajvanit në 24 orët e fundit.