SHBA-ja regjistron vitin më vdekjeprurës në histori

22 dhjetor 2020 | 21:16

Ky vit është më vdekjeprurësi në historinë e SHBA. Për herë të parë bilanci i vdekjeve pritet që të arrijë në 3 milionë, pasi numri i viktimave nga Covid-19 vazhdon të rritet me shifra rekord.

Një amerikan ka vdekur në çdo 33 sekonda vetëm javën e fundit.

Shifrat paraprake nga CDC, bazuar në të dhënat javore, sugjerojnë që SHBA pritet të regjistrojë 3.2 milion vdekje totale këtë vit. Më shumë se 2.9 milionë amerikanë e kanë humbur jetën tashmë nga të gjitha shkaqet, tregojnë të dhënat paraprake.

Vdekjet në vend zakonisht rriten me rreth 20,000 deri 50,000 çdo vit, kryesisht për shkak të plakjes dhe rritjes së popullsisë. Ndërsa niveli i vdekshmërisë rritet nga viti në vit, shifrat e 2020 kanë regjistruar një rritje prej 15 për qind, në krahasim me 2019 kur u regjistruan 2.8 milion vdekje.

Me këtë nivel vdekshmërie, shënohet edhe rritja më e lartë e përqindjes njëvjeçare që nga viti 1918, kur 116,516 ushtarë amerikanë vdiqën në Luftën e Parë Botërore dhe 675,000 Amerikanë vdiqën në pandeminë e Gripit Spanjoll. Vdekjet u rritën 46 për qind atë vit, krahasuar me 1917.

Covid-19 deri më tani ka vrarë më shumë se 319,000 Amerikanë këtë vit dhe numri i rasteve fatale vetëm po rritet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar vendimin e…