ShBA-ja rinovon një shkollë në Vushtrri
Zëvendësshefja e misionit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Colleen Hyland, ka vizituar të enjten komunën e Vushtrrisë pas renovimit të shkollës “Bahri Haxha” në këtë komunë.
Në kuadër të këtij aktiviteti, ajo është pritur në një takim njohës nga kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, nënkryetari Besim Muzaqi dhe drejtori i Arsimit, Afrim Namani.
Në emër të qytetarëve të Vushtrrisë, Tahiri ka falënderuar Hyland, popullin amerikan për mbështetjen që po i japin popullit të Kosovës.
Po ashtu, kryetari Tahiri e ka njoftuar Hyland për prioritetet e qeverisjes së re në Vushtrri dhe janë pajtuar për vazhdim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Në kuadër të programit për ndihma humanitare të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, Zyra për Bashkëpunim në Mbrojtje pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë ka investuar në rinovimin e shkollës “Bahri Haxha”.