ShBA-ja, rreth 47 000 raste të reja me Covid-19
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 46 935 raste të reja të koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi mbi 5 04 milionë persona, shkruan “CNN”, transmeton Express.
Ndërsa shifra e përgjithshme e viktimave në ShBA ka shkuar në 162 938 persona, që është më e madhja në botë. Në raportin më të ri u regjistruan 515 viktima të reja.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura. Në vendin e dytë është Brazili.
Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.