SHBA-ja RRIT PRESIONIN PËR HEQJEN E TAKSËS, KOSOVA PA QËNDRIM TË BASHKUAR

01 mars 2019 | 09:17

Zyrtarët e lartë të Këshillit për Siguri Kombëtare të ShBA-së kanë takuar të enjten anëtarët e delegacionit negociator të Kosovës dhe disa deputetë të opozitës duke ua prezantuar edhe një herë këshillën për pezullimin e taksës për mallrat serbe dhe për vazhdimin e dialogut me Serbinë. 

Presidenti Hashim Thaçi, lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe disa anëtarë të ekipit negociator kanë bërë thirrje që të respektohet këshilla amerikane. 

Sugjerimet amerikane për suspendim të taksës nuk e kanë bindur kryeministrin Ramush Haradinaj. 

Ai ka thënë se për shkak të paqartësive të procesit, Kosova e ka të vështirë ta pezullojë taksën.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 5:42 një person i moshës 50-vjeçare është…