SHBA-ja sanksionon edhe shtatë oligarkë rusë, në mesin e tyre edhe ish-aksionarin e Arsenalit
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar edhe disa oligarkëve rusë.
Kështu ka njoftuar Shtëpia e Bardhë pas vendosjes së sanksioneve ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm, Sergey Lavrov.
Këtu është lista e atyre që rishtas janë sanksionuar prej SHBA-së, raporton theguardian.
Nikolai Tokarev (gruaja e tij Galina, vajza Mayya dhe dy pasuritë e tij të patundshme luksoze kompanitë);
Boris Rotenberg (gruaja e tij Karina dhe djemtë e tij Roman dhe Boris);
Arkady Rotenberg (djemtë e tij Pavel dhe Igor dhe vajza Liliya);
Sergei Chemezov (gruaja e tij Yekaterina, djali i tij Stanislav dhe njerka Anastasiya);
Igor Shuvalov (Pesë kompanitë e tij, gruaja e tij Olga, djali i tij Evgeny dhe vajza e tij Maria me kompaninë e saj);
Yevgeny Prigozhin (Tri kompanitë e tij, gruaja e tij, Polina, vajza e tij, Lyubov dhe djali tij, Pavel);
Dmitry Peskov, sekretari i shtypit i Presidentit Putin;
Alisher Usmanov (Superjahti i tij, një nga më të mëdhenjtë në botë dhe i sapo kapur nga aleati ynë Gjermania dhe avioni i tij privat, një nga avionët më të mëdhenj privatë të Rusisë).
Ndryshe, SHBA do të vendosë gjithashtu kufizime për viza për 19 oligarkë dhe 47 “anëtarë të familjes dhe bashkëpunëtorë të tyre të ngushtë”.