ShBA-ja sanksionon fëmijët e Putinit

06 prill 2022 | 16:54

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë shënjestruar bankat dhe elitat ruse me një paketë të re sanksionesh të mërkurën, më 6 prill.

Kjo pako e sanksioneve përfshin ndalimin e çdo amerikani të investojë në Rusi, pasi Uashingtoni dhe Kievi kanë akuzuar Moskën për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë.

Sanksionet e reja do të bllokojnë tërësisht bankën “Sberbank” të Rusisë, e cila mban një të tretën e totalit të aktiviteteve bankare të Rusisë, dhe “Alfabank”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar edhe vajzat e rritura të presidentit rus, Vladimir Putin, gruan dhe vajzën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe anëtarët e Këshillit rus të Sigurisë, përfshirë ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev dhe kryeministrin, Mikhail Mishustin.

Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së të mërkurën ka njoftuar veprime të reja për të penguar dhe ndjekur penalisht veprimtarinë kriminale ruse.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë kishin paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj Rusisë, një lëvizje që ka për qëllim të rrisë izolimin ekonomik dhe teknologjik të Rusisë si ndëshkim për sulmet e saj ndaj civilëve në Ukrainë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25 persona, të aksidentuar në trafik, kanë kërkuar ndihmë mjekësore…