ShBA-ja sanksionon individë dhe entitete të lidhura me Dodikun
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë vendosur të premten sanksione ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me nacionalistin serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, ka njoftuar Departamenti amerikan i Thesarit.
Gorica dhe Igor Dodikut, të shtuar në listë, janë fëmijët e Dodikut.
Dodiku, i njohur edhe si lider pro-rus, është sanksionuar nga ShBA-ja më 5 janar të vitit 2022.
ShBA-ja e ka akuzuar atë se drejtëpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë ka shkelur, penguar apo kërcënuar që Marrëveshja e Dejtonit të mos zbatohej, por edhe nën akuza se është përfshirë në aktivitete korruptive.
Edhe në korrik të vitit 2017, Thesari Amerikan e ka akuzuar Dodikun se po pengonte zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila u ka dhënë fund luftimeve në Bosnje, më 1995.
Millorad Dodiku është sanksionuar edhe nga Britania e Madhe.