ShBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës me pronësi ruse?, Vuçiqi: Ma konfirmuan

13 dhjetor 2024 | 21:56

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka thënë që ka marrë lajmin se brenda pak ditësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të plota ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), dhe kjo do të ndodh për shkak të pronësisë ruse.

Pos kësaj, presidenti serb ka thënë se kur një kompani vendoset nën sanksionet e SHBA-së, atëherë askush nuk do të punojë me të.

“Ky është një vendim gjeopolitik, një vendim i madh. Ne nuk kemi dëgjuar kurrë që këtë vendim e kanë përgatitur amerikanët, këtë lloj vendimi e kanë përgatitur evropianët”, ka deklaruar Vuçiq, raporton RTS.

Përveç kësaj, ai ka thënë edhe se këtyre sanksioneve do tu bashkohen edhe britanikët.

Mbetet të shihet nëse ky informacion i plasuar nga Vuçiq është i saktë, apo thjeshtë një manovër e tij propagandistike, e destinuar për opinionin serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë zyrtarë policorë janë pranuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës…