SHBA-ja sanksionon katër kompani për eksportim të naftës iraniane
24 janar 2020
| 11:25
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar katër kompani të energjisë, me arsyetimin se ato kanë ndihmuar në eksportet e naftës për forcat elite të Gardës Revolucionare të Iranit.
Sanksionet e bëra publike më 23 janar vijnë tre javë pasi forcat amerikane kanë vrarë komandatin e forcave elite të kësaj Garde, Qasem Soleimani, përmes një sulmi me dron në Bagdad.
“Shtetet e Bashkuara janë duke marrë hapa të rinj në kuadër të fushatës sonë me presion maksimal, duke ia mohuar regjimit iranian të gjitha burimet përmes së cilave financon aktivitete destabilizuese”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo përmes një deklarate.
Dy kompani të sanksionuara janë me bazë në Hong Kong, njëra në Shangai dhe një tjetër në Dubai.