ShBA-ja sërish raportoi për 2 502 të vdekur nga koronavirusi

30 prill 2020 | 09:01

Rritet sërish numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, nga ky virus kanë vdekur 2 502 persona.

Vihet re një shifër në rritje në raport me një ditë më parë kur vdiqën 2 200 të prekur nga Covid-19.

Me këto shifra shkon në 61 669 numri i viktimave që nga nisja e pandemisë në Amerikë.

Presidenti amerikan Donald Trump shpreh bindjen se “pasja e vaksinës është diçka e madhe, por do të arrijmë në normalitet në çdo rast. Natyrisht duhet të presim që virusi të ikë dhe do të ikë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përpjekje për të dekretuar mandatarin dhe votuar Qeverinë e…