SHBA-ja shton prezencën në Kosovë, javën tjetër vijnë ushtarë të Gardës Kombëtare të Wyomingut
26 maj 2019
| 23:47
Ushtarët e Gardës Kombëtare të Wyoming do të dërgohen javën e ardhshme për një mision paqeruajtës në Kosovë, transmeton “AP”.
Anëtarët e komunitetit janë të ftuar të marrin pjesë në një ceremoni për Regjimentin e Këmbësorisë 297 të martën pasdite në Shkollën e Mesme të Lartë në Afton.
Zyrtarët e Gardës Kombëtare thonë se kjo është hera e parë që njësia e këmbësorisë Wyoming do të dërgohet në një mision jashtë vendi qe nga organizimi në 2016.
Stacioni i parë i njësisë do të jetë në Fort Bliss në Teksas për trajnime shtesë.
Ushtarët vijnë nga shtetet Kolorado, Montana, Utah dhe Wyoming./KP