ShBA-ja: Sivjet mund të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Jonathan Cohen, ka deklaruar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është e mundshme të arrihet në vitin 2019.
Këtë deklaratë Coheni e ka bërë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që është duke u mbajtur për Kosovën.
“Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe kjo është e arritshme në vitin 2019. Për Kosovën kjo nënkupton anulimin e tarifave për Serbinë dhe Bosnjës”, ka deklaruar ai.
Po asht, Coheni ka pohuar se UNMIK-u ka përmbushur mandatin e vet, dhe përmes zyrës së OKB-së mund të bëhen punë të tjera, por jo përmes UNMIK-ut.
Ai ka thënë se duhet të ketë një rivlerësim për praninë e OKB’së në Kosovë.