ShBA-ja: Stërvitjet ushtarake të Kinës, provokuese dhe të papërgjegjshme

07 gusht 2022 | 08:14

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Kina po përpiqet ta “ndryshojë status quo-në” përmes stërvitjeve të saj ushtarake rreth Tajvanit.

“Këto aktivitete janë një përshkallëzim i rëndësishëm në përpjekjet e Kinës për ta ndryshuar status quo-në. Ato janë provokuese, të papërgjegjshme dhe rrisin rrezikun e llogaritjes së gabuar. Ata janë gjithashtu në kundërshtim me qëllimin tonë të gjatë për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit, gjë që pret bota”, tha zëdhënësi.

Ministria e Mbrojtjes së Kinës tha se kishte kryer stërvitje ushtarake siç ishte planifikuar në det dhe në hapësirat ajrore në veri, jug-perëndim dhe lindje të Tajvanit, me fokus në “testimin e aftësive” të sistemeve të saj të sulmeve tokësore dhe sulmeve detare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja ka shënuar fitore si mysafir i Clermont Foot me…