SHBA-ja sulmon grupet proiraniane në kufirin Irak-Siri
Presidenti amerikan, Joe Bajden, ka urdhëruar bombardimin e bazave të grupeve paramilitare në Irak dhe Siri, që mbështeten nga Irani.
Grupet mendohet se gjatë tri ditëve kryen vetë të paktën tre sulme nga ajri, duke lënë të vrarë disa civilë dhe kontraktorë të huaj.
Shtetet e Bashkuara i janë përgjigjur sulmeve ndaj personelit dhe bazave të veta në Irak duke goditur grupet që kanë mbështetjen e Iranit.
Pentagoni njoftoi se me urdhër të presidentit Xho Bajden, të dielën u goditën nga ajri disa objektiva dhe depo armësh të militantëve të Kataib Hezbollahut dhe Kataib Said al-Shuhadës në rajonet kufitare mes Irakut dhe Sirisë.
Amerikanët fajësojnë dy grupet për një seri sulmesh me dronë ndaj koalicionit perëndimor.
Tre të fundit u lëshuan të shtunën pranë konsullatës amerikane në qytetin e Erbilit, ndërsa më 20 qershor një raketë u hodh brenda bazës ajrore ku janë stacionuar forcat e huaja.
Sipas Uashingtonit, grupet militare që operojnë në zonë financohen, stërviten dhe mbështeten nga Teherani, duke përbërë një kërcënim për sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme.
Në fillim të vitit të kaluar, parliamenti irakian votoi për largimin e gjithë trupave të jashtme üër të ulur tensionet që krijoi vrasja më 3 janar e kryekomandantit iranian, Kasem Sulejmani.
Gjenerali kryesor i Iranit, i konsideruar edhe si arkitekt i infrastrukturës moderne të sigurisë së vendit, u vra nëpërmjet një droni luftarak dhe pretendohet se ishin shërbimet inteligjente izraelite që i ndihmuan amerikanët për atentatin.