ShBA-ja tërheq amerikanët nga India

05 prill 2020 | 10:10

Amerikanëve në qytete të ndryshme indiane do t’u jepet mundësia të vijnë përsëri në Shtetet e Bashkuara nga kjo fundjavë, sipas Misionit amerikan në Indi.

“Ne po bëjmë çdo përpjekje për të akomoduar sa më shumë pasagjerë dhe u bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që duan të kthehen në Shtetet e Bashkuara për të përfituar nga mundësitë aktuale”, tha Misioni amerikan në një deklaratë.

“Ne nuk e dimë për sa kohë këto fluturime do të vazhdojnë. Qytetarët amerikanë që dëshirojnë të kthehen në Shtetet e Bashkuara duhet të konsiderojnë që këto fluturime mund të jenë opsioni më i mirë i tyre për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara në afatin më të shkurtër”, është shkruar në deklaratën e Misionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitali i ri i terapisë intensive në Milano do të…