ShBA-ja, thirrje BE-së: Liberalizoni vizat për Kosovën
Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, i ka bërë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përmbushë premtimin ndaj Kosovës, duke i siguruar liberalizimin e vizave.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ky komitet ka rikujtuar vendimi i Komisionit Evropian për Kosovën, se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave.
Më herët, edhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i pati bërë thirrje BE-së të liberalizojë vizat me Kosovës.
It’s now been more than 2 years since the European Commission confirmed that #Kosovo met all of the conditions for visa liberalization.
The @EUCouncil must live up to its promise to Kosovo and grant visa liberalization at once. @EUKosovo https://t.co/0ddbapWeBN
— House Foreign Affairs Committee Dems (@HouseForeign) July 20, 2020